Real Madrid gjithmonë ka provuar të transferojë top lojtarët më të mirë.
Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Eden Hazard janë shembujt që dëshmojnë se “Los Blancos” shpenzojnë mjaftë shumë në transferime.
Sipas Mundo Deportivo, Real Madrid ka ‘shenjtëruar’ dyshen Kylian Mbappe nga PSG dhe Erling Haaland nga Borussia Dortmund.
Dyshja shihen si favoritët që të dominojnë në dekadën e ardhshme, për të qenë pasuesit e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Gjashtë lojtarë ndoshta do largohen nga Real Madrid që të financohen këto transferime.
Dortmund kërkon plotë 154 milionë euro për Haaland, derisa PSG-ja nuk e lejon Mbappen të largohet nëse nuk paguhen 160 milionë euro.
Media spanjolle ka raportuar se top lojtarët, si Gareth Bale, Raphael Varane, Isco, Marcelo, Eden Hazard dhe Vinicius Junior priten të shiten në verë që të financohen këto dy transferime.
Në rast që të gjashtë yjet shiten, atëherë gjiganti spanjoll pritet të fitojë më shumë se 400 milionë euro dhe do ta kishin mjaftë të lehtë të sjellin dy yjet në “Santiago Bernabeu”.