Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e ka pritur edhe aq mirë pyetjen e gazetarit kazak në lidhje me sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzeman i cili prej kohësh nuk grumbullohet në kombëtare.
Gjatë konferencës për shtyp, një gazetar kazak, nis ta pyesë trajnerin për sulmuesin e Realit, por ndërpritet menjëherë: “Lidhur me Benzeman…”, filloi gazetari, ndërkohë që menjëherë ndërhyri Deschampi:
“Ohh Zoti im, edhe këtu?! Jam i sigurt që dikush iu tha ta bëni këtë pyetje, ndoshta ndonjë gazetar francez”, tha Deschamp, ndërkohë që u ngrit dhe u largua nga konferenca.
?? Preguntan en la rueda de prensa por Benzema… y así reacciona Deschamps ? pic.twitter.com/ebFVr6Bi3c
— MARCA (@marca) March 29, 2021