Pavarësisht që ishin në epërsinë e dy golave, “Dardanët” në fund pranuan dy gola, duke bërë që ndeshja të përfundoi me rezultat 2 – 2, shkruan lajmi.net.
Fillimisht Veton Tusha realizoi gol të bukur për të zhbllokuar rezultatin pas gjashtë minutave lojë, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Ndërsa, mesfushori i Llapit, Valmir Veliu realizoi gol mjaftë të bukur për të dyfishuar epërsinë (49′).
Kurse, Katar fillimisht ngushtoi shifrat në minutën e 76-të, derisa barazoi shifrat tre minuta para fundit, pra në minutën e 87-të.
Ndeshja e parë mes dy Kombëtareve përfundoi me rezultat 2 – 0, në të mirë të vendasve.