Dje, Kombëtarja e Shqipërisë ishte nikoqir i Kombëtares së Anglisë në “Air Albania”, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.
Anglia ia doli të fitojë me rezultat 0 – 2, por gjatë ndeshjes u vërejt se prapa portës nuk ishte fotografia e Adem Jasharit.
Lidhur me këtë kanë reaguar tifozët “Kuq e Zi”, që zbuluan se ishte vendimi i UEFA-s heqja e fotografisë së komandatit legjendar.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
“Përpara zhvillimit të ndeshjes së djeshme Shqipëri vs Angli vendosëm të përgatisnim një koreografi me anë të së cilës jo vetëm që donim t’ju jepnim zemër çunave por edhe të përfaqësonim të gjithë ata shqiptarë që do të donin të ishin në krah të Kombëtares në një kohë kur prezenca fizike nuk ju lejohet.
Me anë të mesazhit “Me sytë dhe zemrën te ju” u treguam djemve se ishim me ta si në çdo ndeshje tjetër.
Po ashtu, bashkë me këtë mesazh zgjodhëm të “ulnim” në shkallët e stadiumit pesë heronj të historisë tonë. Por pasi kjo koreografi u shpalos në stadium dhe ne na larguan për arsye sigurie, UEFA kishte nisur ispektimin e koreografisë.
Pas kësaj morëm vesh nga ekranet që ata kishin vendosur të hiqnin nga pjesa e koreografisë fotografine e Bacës Adem duke e lënë të paplotë koreografinë tonë.
Edhe pse ne nuk ishim në shkallët e stadiumit, ajo që ndodhi ditën e djeshme me fshehjen e Bacës Adem ishte një ngjarje e shëmtuar.
Nuk e dimë ende se cili është arsyetimi apo konkluzioni që UEFA na ndalon ti shpalosim heronjtë tanë kombëtar.
Luftrat kanë mbaruar dhe ne jemi për paqe, por mesa duket lobimi serb ka punuar aq fort në UEFA sa për ta larguar tmerrin e tyre, Adem Jasharin nga stadiumi.
Ai është ende gjallë dhe mes nesh, kështuqë do e keni sërish në çdo ndeshje e stadium, doni apo s’doni ju”, shkruhet në komunikatë.