Kombëtarja e Spanjës do të jetë nikoqire e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e fundit të muajit mars për ciklin kualifikues të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Stadiumi në Sevillë do të jetë vendtakimi i dy ekipeve të Grupit B.
Spanjollët janë nisur në drejtim të qytetit të Sevillës me të fituar ndeshjen kundër Gjeorgjisë (1:2).
Federata e Futbollit në Spanjë ka vazhduar ta injorojë Kosovën, derisa në njoftimin e lëshuar ka hezituar t’i përmend emrin.
“Pas arritjes së tre pikëve në ndeshjen e mbrëmshme, ekspedita spanjolle është e gatshme të fluturojë në Sevilla dhe të luajë raundin e fundit të kësaj nisjeje të parë në rrugën drejt Kupës së Botës, ‘Katari 2022″, shkruhet në njoftimin e federatës spanjolle.
✈️ ¡¡VOLVEMOS A ESPAÑA!!
? Tras lograr los tres puntos en el partido de anoche, la expedición española ya está lista para volar a Sevilla con @Iberia y disputar la última cita de esta concentración camino del Mundial de #Catar2022.#SomosEspaña #SomosFederación pic.twitter.com/DQvm5mjLM4
— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) March 29, 2021