Franca arkëtoi pikët e plota në ndeshjen e dytë të Grupit D për kualifikimet e Kupës së Botës.
“Gjelat” fituan 0:2 ndaj Kazakhistanit në stadiumin “Astana Arena” me golat e Ousmane Dembeles (19’) dhe autogolin e Maliy (44’).
Realizatorit të golit të parë, Dembeles për një moment nuk i shkoi aq mirë, derisa po ekzekutonte një goditje këndi.
11 minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, ai dështoi keq në një goditje nga këndi, teksa rrëshqiti dhe topin nuk mundi ta dërgonte te bashkëlojtarët e tij në zonën e kundërshtarëve.
KKKKKKKKKKKKKK pic.twitter.com/gl1jVN57N9
— Dembélé Brasil ?? (@PortalDembouz) March 28, 2021