Përfaqëusesja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje në ndeshjen e parë eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
“Dardanët” pësuan 0:3 nga Suedia në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mediumi serb “Kurir.rs” ka shkruar për ndeshjen e zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës, teksa ka përdorur një titull skandaloz.
“Ibrahimoviq shkëlqeu në Prishtinë: Futbollistët suedezë mundën të ashtuquajturën Kosovë”, ishte titulli skandaloz i “Kurir”, përcjell “Zeri.info”
Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen e fundit të muajin mars në kuadër të Grupit B do ta zhvillojë më 31 mars ndaj Spanjës në Sevillë.