Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja suedeze janë duke u përballur në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.
“Dardanët” dhe skandinavët po përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Suedia ka kaluar në epërsi në minutën e 11-të ndaj Kosovës në kryeqytet.
Claesson është autor i golit të asistuar nga Zlatan Ibrahimoviq.
Kujtojmë se Kosova më 31 mars do të marrë rrugën për në Sevilla, atje ku e pret Kombëtarja e Spanjës.