Në këtë datë fillon shitja e biletave për ‘Euro 2020’ – ky është njoftimi i FFK

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur datën kur do të fillojë shitja e biletave për ndeshjet e Kampionatit Evropian, ‘Euro 2020’.

Sipas FFK-së, shitja e biletave të Evropianit do të fillojë më datë 2 prill.

Sigurisht, Kosova fillimisht duhet të kualifikohet për në Evropian, ku do të ketë punë me ndeshjet e play-offit në fund të marsit.

Fillimisht, ‘Dardanët’ do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut më 26 mars, e në rast fitoreje, në finale të play-offit do të ndeshen me fituesen e takimit Bjellorusi – Gjeorgji.

Ky është njoftimi rreth blerjes së biletave:

Vini re!

Shitja e biletave për EURO2020 do të fillojë më datë 2 prill 2020!

Si mund të blini një biletë për ndeshjet e Kosovës në EURO2020 në rast kualifikimi të saj?

– Linku për regjstrim: https://euro2020-sales.tickets.uefa.com/

– Ndiqni hapat e kërkuar për regjistrim

– Zgjedhni Kosovën si kombëtaren të cilën e përkrahni.

Afati i regjistrimit

Periudha e regjistrimit është e hapur nga data 13 mars deri më 31 mars.

Regjistrimet pas kësaj date nuk do të jenë të mundshme.

VËREJTJE: Vetëm të regjistruarit në këtë platformë mund të blejnë biletat për ndeshjet e Kosovës. Andaj, respektojeni afatin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *