Ish futbollisti i Kombëtares angleze, Jaime Redknapp, ka folur për takimin e sotme mes Shqipërisë dhe Anglisë, takim ky i vlefshëm për kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Jamie Redknapp, i cili ishte pjesë e Kombëtares së Anglisë gjatë viteve 1995 – 1999, tani është pjesë e SKY SPORT, teksa në një lidhje direkt me SS Albania, ka folur për kualitet e Shqipërisë, duke theksuar që anglezët janë me fat duke qenë se nuk do të tifozë shqiptarë në stadium.
“Anglia duhet të jetë në 100% të formës për të fituar sot. Në qoftë se nuk jemi në top formë atëherë do të kemi shumë probleme, sidomos në mbrojtje për shkak të shpejtësisë së Shqipërisë me lojtarë si Armando Broja” – deklaroi ai.
“Jemi me fat që nuk do të ketë tifozë vendas në stadiumin “Air Albania”, por ne duhet të jemi gati” – përfundoi ai.
Redknapp është i biri i trajnerit të njohur anglez Harry Redknapp. Si futbollist ka veshur fanellën e klubit të madh anglez, Liverpool.
Përballja ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë fillon nga ora 18:00 në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022” në grupin I.