Trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi, ka publikuar në rrjetin e tij social, Facebook, një mesazh lojtarët kosovarë që po na bëjnë krenarë.
Munishi u shpreh se duhet ti duam lojtarët tanë, klubet tona dhe jo Kombëtaret e huaja dhe lojtarët e huaj sepse pastaj, kur ata ju injorojnë, nuk iu bëhet qejfi (Rasti i Zlatan Ibrahimovicit).
Postimin e plotë të Munishit:
“Me vite i keni adhuruar lojtarët e huaj, klubet e huaja dhe Kombëtaret e huaja”, tha ai.
“Pastaj mllefoseni kur ju injorojnë, është normale që ata nuk kanë ndjenja për neve sepse nuk na lidhë asgjë me ta”, shtoi ai.
“Na duhet mi dashtë lojtarët e tanë dhe pikë. Kombëtaret e tona dhe pikë. Klubet e tona dhe pikë”, tha Munishi.
“Sepse edhe ata na duan neve, kanë respekt për neve, ata janë si ne dhe ne jemi si ata, kemi një gjak”, përfundoi Ismet Munishi.