Kosova dhe Suedia sonte do ta zhvillojnë ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Ibra së bashku me shokët e tij, dje zhvilluan stërvitjen e parë në ‘Fadil Vokrri’ para ndeshjes me ‘Dardanët’, por me sa duket lojtarët dhe stafi nuk ka qenë i kënaqur me ajrin në Prishtinë, kjo pasi për këtë kanë shkruar edhe mediet në Suedi.
“Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, tymi nga dy termocentralet, shtëpitë e ndezura me zjarr dhe gazrat nga trafiku e bëjnë ajrin të rëndë për të marrë frymë, Ibra u stërvit me shokët e tij të skuadrës në një arenë të shumë të vogël”, shkruhej në artikull.
Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.