Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte (e diel) nis ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kosova sonte do të jetë nikoqire e Suedisë, ndeshje kjo në kuadër të Grupit B.
Për “Dardanët” kjo do jetë ndeshje e parë e këtij cikli kualifikues, kurse Suedia në kryeqytetin tonë vjen pas fitores 1-0 ndaj Gjeorgjisë.
Kosova edhe sonte do të përballet me mungesa të shumta. Pesë futbollistë të grumbulluar për ndeshjet e marsit, mungojnë sonte.
Bëhet fjalë për Amir Rrahmanin e Valon Berishën, të cilët janë të lënduar, me Berishën që mbetet të shihet nëse do jetë gati për ndeshjen ndaj Spanjës pas tre ditëve.
Arijanet Muriq mungon shkaku i përjashtimit nga grumbullimi, teksa Ibrahim Dresheviq shkaku i kartonëve.
Mungesa tjetër për Kosovën është mesfushori, Herolind Shala, i cili është i infektuar nga koronavirusi.
Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.