“Na duhen 11 lojtarë për ta ndalur Ibrahimoviqin” – Challandes tregon se si duhet ndaluar sulmuesin e Milanit nesër

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur rreth yllit të Suedisë, Zlatan Ibrahimoviq.

Trajneri zviceran i Kosovës është paraqitur sonte në konferencë për shtyp, ku aty foli për kundërshtarin e nesërm.

Përzgjedhësi i “Dardanëve” u pyet edhe se cila është strategjia e tij për ta ndalur Ibrahimoviqin, i cili cilësohet si lojtari më i rrezikshëm i Suedisë.

“Na duhen 11 lojtar për ta ndalur Ibrahimoviqin. Na duhet të luajmë si ekip dhe të gjithë duhet të ndihmojnë mbrojtjen” – ishte përgjigja e Challandesit

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë zhvillohet nesër (e diel) nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Për “Dardanët” kjo do jetë ndeshje e parë e këtij cikli kualifikuese, kurse Suedia në kryeqytetin tone vjen pas fitores ndaj Gjeorgjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *