Lojtarët suedez kanë nisur rrugëtimin drejt Kosovës.
Kombëtarja e Suedisë do të zhvillojë ndeshje këtë të diele si mysafir i Kosovës, përballje kjo për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Lojtarët suedez kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt Kosovës, ku pritet që sot nga ora 17:30 të zhvillojnë seancën stërvitore, dhe me fillim nga ora 18:45, trajneri i “Nordikëve” do të jep konferencë për media.
Kurse, Kombëtarja e Kosovës pritet ta mbajë konferencën për media në ora 18:00, kurse seancat parapërgatitore do të fillojnë nga ora 19:00.