Salihu zbulon të vërtetën rreth Challandes

Challandes u prezantua si trajner i Kombëtares së Kosovës më 2 mars 2018 dhe kontrata e tij ishte dy-vjeçare, andaj rrjedhimisht u raportua se tekniku zviceran nuk ka më kontratë valide me ‘Dardanët’.

Për këtë paqartësi të krijuar, lajmi.net ka kontaktuar sekretarin gjeneral të Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu – i cili ka mohuar këto raportime dhe ka konfirmuar se Challandes ka ende kontratë valide me Kosovën.

”Jo jo, nuk janë të vërteta ato raportime. Trajneri ka kontratë valide deri në përfundimin e Kampionatit Evropian”, konfirmoi Salihu për lajmi.net.

Ndërkohë, a është duke u negociuar për rinovimin e kontratës, ai u shpreh: ”Po, kemi nisur takimet e para. Jemi në fazën fillestare, pastaj do të shohim”.

Challandes ka rekord impresiv me Kosovën që prej ardhjen së tij. Në 20 ndeshje, ai ka arritur 11 fitore, pesë barazime dhe katër humbje.

Për 68-vjeçarin, test i vërtetë do të jetë ndeshja e 26 marsit kundër Maqedonisë së Veriut, e vlefshme për ‘play-off’ të Ligës së Kombeve – nga ku do ta synojë kualifikimin në Kampionatin Evropian për herë të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *