Futbollisti i Kosovës, Betim Fazliji është gati për ndeshjen e ditës së diel ndaj Suedisë.
Fazliji mori pjesë në stërvitjen e sotme të “Dardanëve” dhe do të jetë i gatshëm të ndihmojë ekipin në ndeshjet ndaj Suedisë dhe Spanjës.
“Pas problemit që pata me lëndim, tani jam i gatshëm për të dielën. Na pret një ndeshje e vështirë, por shpresojmë në rezultat pozitiv” – shkroi Fazliji në profilin e tij në Facebook.
E mira e gjithë kësaj është që Fazliji luan në qendër të mbrojtjes, aty ku kemi mungesat më të mëdha, pas lëndimit të Rrahmanit dhe suspendimit të Dresevic.