Lajm i madh nga Italia, ndeshjet e Kampionatit Evropian do të zhvillohen me shikues

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka zbuluar së fundmi se ndeshjet e Europianit, në Itali do të zhvillohen me praninë e tifozëve.

Tifozët kanë munguar për një kohë të gjatë atje, por tashmë duket se do të kthehen në kohën e duhur në shkallët e stadiumit.

Në konferencë për shtyp, Gravina është shprehur se ndeshja e parë e Italisë në Europian, do të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit të Romës, “Olimpico” dhe do të jetë me tifozë.

“Unë jam i sigurt që ndeshja e parë e Europianit , mes Italisë dhe Turqisë, do të luhet në stadiumin në Romë. Sigurisht që do të jetë me praninë e tifozëve. Nuk e di ende sa tifozë do ketë në stadium, por e sigurt është që ndeshjet do luhen me tifozë.”, tha Gravina, duke sjellë një lajm shumë të mirë për të gjithë tifozët e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *