Xhudistja kosovare Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Gjeorgji në Grand Slamin e Tbilisit.
Nora shkëlqeu në kategorinë deri në 57 kilogramë duke i fituar të gjitha meçet.
Në finale, 28 vjeçarja u tregua më e suksesshme se garuesja nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani, duke fituar kështu edhe pikë olimpike.
Pas këtij trimfi ka reaguar trajneri i Norës, Driton Kuka duke shkruar se me ujë, zjarr dhe xhudon e Kosovës nuk ka lojë:
“1000 Pike Olimpike!
Medalja e artë e Nores!
Grand Slam Tbilisi
Me ujë,zjarr e me xhudon e Kosovës ska lojë!
Se njohin shtetin tonë ende por atje Nora Gjakova fort e mirë ju tregoj vlerat tona.
Vlerat janë në arena sportive atje ku ndërtohet imazhi i popullit tonë e jo ndryshe!
Kosova mbi të gjitha …”, ka shkruar Kuka.