Dortmund i vendos çmim ‘astronomik’ Haalandit

Siç raporton ESPN, çmimi të cilin Dortmund i ka vendosur lojtarit të tyre më të mirë është 180 milionë euro.

Agjenti i Haalandit, Mino Raiola ka thënë se vetëm 10 klube në botë mund të ofrojnë transferimin e norvegjezit dhe katër prej tyre janë nga Premierliga.

Disa klube të tjera që kanë shprehuri interesim për të siguruar shërbimet e lojtarit janë Barcelona dhe Real Madrid.

Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta, ka raporte të mira me Raiolan, gjë që mund të ndikojë në një transferim të mundshëm.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për një çmim 180 milion euro, marrë parasysh krizën financiare që klubet në Evropë po kanë si shkak i pandemisë, largimi i Haalandit nga Dortmund nuk duket të ndodhë.

Ai pritet të jetë një lojtar në klubin gjerman të paktën edhe për një sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *