Pas zgjedhjes së presidentit të ri të KOK-ut, delegatët e Asamblesë Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës, kanë zgjedhur edhe nënpresidentët.
Komiteti Olimpik i Kosovës sot mbajti të gjitha pikat e rendit të ditës.
Në kuadër të Asamblesë, u mbajt edhe Asambleja e Punës 2020 dhe u miratuan të gjitha pikat e Rendit të Ditës. Unanimisht u miratua procesverbali i Asamblesë së Punës 2019. Dy federata të reja u bënë anëtare me të drejta të plota, ajo e Skermës dhe Tekballit.
Edhe Majlinda Kelmendi dha dorëheqje nga pozita e saj në Bordin e KOK-ut, ku sipas saj nuk ishte në gjendje të përmbushte detyrat pasi është e zënë me aktivitet sportive në Olimpiadë.
Ismet Krasniqi u zgjedh kryetar i KOK-ut, dhe pas tij u zgjodhën edhe nënkryetarët.
Katër nënpresidentët e zgjedhur të Komitetit Olimpik të Kosovës janë:
1. Gazmend Maxhuni 58 vota
2. Milaim Kelmendi 49
3. Eugen Saraqini 38
3. Mimoza Shkodra Bislimi 38