“Katar 2022”: Zvicra mposhtë me lehtësi Bullgarinë, Shaqiri kontribuon me dy asistime, Xhaka i plotë

Përfaqësuesja e Zvicrës e ka nisur me këmbë të mbarë ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan “Zeri.info”.

Zvicra triumfoi në udhëtim te Bullgaria në Sofie me rezultat 1:3.

Të besuarit e Petkoviq çështjen e fituesit e mbyllën pas vetëm 13 minutave lojë kur shënuan plotë tri herë.

Embolo realizoi në minutën e shtatë, teksa tre minuta më vonë Seferoviq dërgoi në rrjetë topin e dhuruar nga Xherdan Shaqiri.

Ky i fundit asistoi sërish pas vetëm tre minutave për Steven Zuberin që realizoi për 0:3.

Nikoqirët krejt çfarë arritën të bëjnë në këtë duel ishte goli i “nderit” i shënuar vetëm një minutë pasi nisi pjesa e dytë.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka luajti gjatë tërë ndeshjes, kurse Shaqiri u zëvendësua 15 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Vlen të theksohet se në fund të ndeshjes u inkuadrua edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Admir Mehmedi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *