Kombëtarja e Norvegjisë e nisi me fitore rrugëtimin e saj në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Norvegjia fitoi 3 me 0 ndaj Gjibraltarit.
Por para ndeshjes ata patën një mesazh për FIFA-n. Norvegjezët kishin veshur nga një maicë të bardhë me mesazhin:
“Të drejtat e njeriut. Si jashtë fushe, si brenda saj”, mesazh për bojkotin e Kupës së Botës.
Kujtojmë që Norvegjia dhe shumë shtete tjera kanë kërkuar ta bojkotojnë Kampionatin Botëror që zhvillohet në Katar më 2022. Arsyeja është vdekja e shumë punëtorëve gjatë ndërtimeve të stadiumeve.