Edon Zhegrova ishte vetëm një rezervist i pa shfrytëzuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes në fitoren e thellë me shifrat 4-0 të Përfaqësueses së Kosovës kundër Lituanisë.
Zhegrova pas ndeshjes festoi fitoren me kapitenin Samir Ujkani, të cilët ia uroi fitoren. Ylli i “Dardanëve” përkundër se ishte një miqësore, duket se nuk ka arritur ta bind Challandesin që t’i dhurojë minuta.
Kujtojmë që Samir Ujkani nis takimin nga minuta e parë, pas përjashtimit të Aro Muric për arsye disiplinore, ku fillimisht u raportua se kishte pasur një konflikt mes tij dhe Edon Zhegrovës.
Golat në këtë përballje për Dardanët u shënuan nga Arbër Zeneli (27’, 71’), Vedat Muriqi (63’) dhe Besar Halimi (79’).
Ndryshe, Kosova me datë 28 mars e pret Suedinë, ndërsa tri ditë më vonë udhëton te Spanja./Insporti.com/