Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 4:0 Litaninë miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Golat për “Dardanët” u shënuan nga Arbër Zeneli (2), Vedat Muriqi dhe Besar Halimi.
Pas kësaj humbjeje ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Lituanisë, e cila përmes faqes zyrtare ka shkruar disa fjalë për humbjen e thellë në Prishtinë.
“Një humbje e dhimbshme në Kosovë”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Lituanisë.
Kujtojmë se Kosova më 28 mars i bën “konak” Suedisë në Prishtinë, kurse më 31 mars takohet me Spanjën në Sevillë. /Zeri.info