Kosova e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Lituanisë në “Fadil Vokrri”.
Pas një paraqitje të mirë në pjesën e parë, Arbër Zeneli po shkëlqen edhe në atë të dytë.
Ai ka shënuar sërish për ‘Dardanët’.
Zeneli shënoi për 3-0 në minutën e 70-të, shtatë minuta pasi golin e gjeti edhe Vedat Muriqi.
Another one, Arber Zeneli ?
What a night he is having ?.#KOSLTU ????pic.twitter.com/et3uehoU5h
— Dardanian Football (@DardanianFooty) March 24, 2021
Kjo miqësore për Kosovën është e rëndësishme para ndeshjeve eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”.
Të dielën, Dardanë do të presin në Fadil Vokrri Suedinë e Zlatan Ibrahimovic, derisa të mërkurën (31 mars), do të udhëtojnë në Spanjë për t’u përballur me super ekipin e Luis Enriques.