Kosova do ta luajë sonte ndeshje miqësore, para dy dueleve të vështira me Suedinë dhe Spanjën.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” do të përballen me Lituaninë, me fillim nga ora 20:45.
Federata e Futbollit të Kosovës gjatë ditës së djeshme prezantoi fanellat e reja për këtë vit.
Nga ajo që raportohet, djelmoshat e Bernard Challandesit do të paraqiten sonte me fanellat e treta – ato të zeza.
Ndërkaq, portieri do të ketë fanellë me ngjyrë të portokalltë.