Është hedhur shorti i dy gjysmëfinaleve të Kupës. Skuadrat pjesëmarrëse të këtij rrethi: Dukagjini, Istogu, Prishtina dhe Llapi kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Në shortin e hedhur në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” janë caktuar përballjet: Istogu – Dukagjini dhe Prishtina – Llapi.
Këto ndeshje pritet të zhvillohen më 7 prill (ndeshjet e para) dhe 21 prill (ndeshjet e kthimit).
Prishtina dhe Llapi për Kupë janë takuar tre herë, dy herë është kualifikuar Prishtina dhe njëherë Llapi.
Gjatë edicionit 2014/15 kur Llapi ishte pjesë e Ligës së Parë kishte arritur ta eleminoj Prishtinën në 1/8 e finales me rezultat 2:1 me golat që i kishin realizuar Dardan Jashari e Mërgim Boshnjaku.
Gjatë edicionit 2015/16 në kuadër të gjysmëfinales Prishtina me një fitore e një barazim kishte eleminuar Llapin dhe ishte kualifikuar në finale.
Si dhe gjatë edicionit 2017/18, Llapi ishte eleminuar nga Prishtina në çerekfinale, ku rezultati gjatë kohës së rregullt ishte i barabartë 1:1, gjatë vazhdimeve poashtu i barabartë 2:2 kurse në penallti 2:3.
Për Llapin kjo do të jetë gjysmëfinalja e tretë nga inkuadrimi në Superligë, pasi gjatë edicionit 2016/17 kishte arritur në finale, duke eleminuar Drenicën (0:0 në Skënderaj, 4:1 në Podujevë).