Erling Haaland nuk brengoset për thashethemet se ai do të largohet nga Borussia Dortmund për një shumë të majme parash në verë, duke e parë interesimin e madh që klubet kryesore evropiane kanë shfaqur për të.
Sulmuesi 20-vjeçar është njëri prej futbollistëve me të ardhmen më të ndritur në futbollin evropian dhe thuhet se Real Madridi, Barcelona dhe Manchester City janë të gatshme të shpenzojnë bujshëm për shërbimet e tij, transmeton GE.
Por Haaland thotë se do të vazhdojë të mos ua vë veshin thashethemeve për të ardhmen e tij dhe se do të përqendrohet te Dortmundi.
Haaland po shijon formë mahnitës, pasi i ka shënuar 49 gola në 49 paraqitje për Dortmundin që prej transferimit nga Red Bull Salzburg në janar të vitit 2020.
Ai e ka udhëhequr Dortmundin drejt çerekfinales në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke i shënuar 10 gola në gjashtë paraqitje.
I pyetur për të ardhmen, Haaland tha: “Ende i kam edhe tri vjet kontratë me Dortmundin. Nuk brengosem për këtë”.
“Mediat janë ato që shkruajnë për këto gjëra, unë nuk përqendrohen në ato gjëra. Unë dua të përmirësohem çdo ditë”, shtoi ai.