Trajneri i Lituanisë para miqësores në “Fadil Vokrri”: Kosova një kundërshtar serioz

Lituania i ka nisur gjatë ditës së sotme përgatitjet në prag të ndeshjes miqësore me Kosovën të mërkurën.

Lituanezët janë mysafirë të Kosovës në Prishtinë në një ndeshje miqësore që do të shërbejë si test për të dyja skuadrat.

Në një konferencë për shtyp, trajneri i Lituanisë, Valdas Urbonas e ka komentuar Kosovën para kësaj ndeshje.

“Kosova ka histori të shkurtë në futboll, por ka ekip ambicioz që luan ngjashëm si Shqipëria”, ka deklaruar ai.

“Shoh ngjashmëri te këto dy ekipet. Kosova ka futbollistë që luajnë në ekipe të mira evropiane. Ata kanë arritur të nxjerrin rezultate të mira edhe ndaj rivalëve më të mirë se ata, prandaj na pret një kundërshtar serioz”, ka thënë Urbonas para ndeshjes ndaj Kosovës.

Pas ndeshjes me Kosovën, Lituania përballet me Zvicrën dhe Italinë në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *