Luis Suarez komenton edicionin e parë te Atletico, flet edhe për Messin

Sulmuesi Luis Suarez, është intervistuar nga gazetari Gerarad Romero në “Twitch”, shkruan “Mundo Deportivo”.

Uruguajani foli për edicionin e parë me Atletico Madridin, për golin e 500-të në karrierën e tij, për bashkëlojtarët, për ish-ekipin dhe kundërshtarët e tjerë.

“Llorente është duke e bërë diferencën tek ekipi, ai ndihmon ekipin shumë dhe me meritë është ftuar nga kombëtarja spanjolle”

“Goli i fitorës në ndeshjen e kaluar ishte i rëndësishëm me të vërtetë por më së shumti merita për fitore duhet t’i jepet Oblakut për pritjen e goditjes nga pika e bardhë, pasi që ishte në momentin e duhur dhe ishin të nevojshme ato tre pikë” tha Suarez për bashkëlojtarët e tij.

“Unë jam shumë i lumtur që e morra vendimin për të ndërruar skuadër dhe atë në të njejtën ligë, jam i gëzuar se si gjërat po shkojnë këtu dhe do të mundohem deri në fund të ndihmojë ekipin deri në fund të edicionit” deklaroi sulmuesi për ndërrimin e ambientit.

Në pyetjen se a i mungojnë fansat, ai u përgjigj “Të gjithve po ju mungojnë fansat dhe mbështetja që ata bëjnë, por primare është shëndeti i të gjithve dhe se duhet të kenë kujdes, dhe se atmosfera në “Metropolitano” është e jashtëzakonshme dhe pret me padurim kthimin e fansave nepër stadiume”.

Ai foli edhe për ish skuadrën Barcelonën duke shtuar “Unë i shikojë ndeshjet e tyre sepse më pëlqen futbolli dhe se kam miq aty, unë kam një admirim për ta dhe normal që i mbrojë, unë flas me Messi gati çdo dite, ne kemi për çfarë të flasim për shumë gjëra, nganjëherë edhe për ndeshje. Ne nuk e kemi diskutuar duelin për “Pichichi”, por nëse jemi afër me gola do të bisedojmë”.

“Shumë gola të shënuar në karrierën time i kam shënuar fal ndihmës së bashkëlojtarëve si Leo, Neymar, Roberto, Alba dhe të tjerë, unë jam falenderues për këtë” përfundoi Suarez pas që u bë lojtari i pestë aktiv që shënoi mbi 500-të gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *