Mesfushori brazilian i Manchester Untied, Fred bëri një gabim të tmerrshëm gjatë ndeshjes Leicester City vs Manchester United, duke i dhuruar Kelechi Iheanachos një ndër golat më të lehtë në karrierën e tij
Fred tentoi të largonte presionin me një pasim të shkurtër për portierin Dean Henderson, por me Iheanachon e vëmendshëm, skuadra e tij u ndëshkua.
Ihenacho kaloi portierin dhe shënoi për t’i dhënë Leicesterit epërsinë në ndeshjen në kuadër të FA Cup.
Kapiteni Harry Maguire, i cili pasoi te Fred, u kritikua gjithashtu për pasimin e tij duke e futur në vështirësi mesfushorin brazilian të United.
On a side note, Ndidi is the truth. The amount of times he just swiped the ball off us with ease, had reservations about him but he’s pure class
— ?™️ (@RealistGlizzy) March 21, 2021
Disa tifozë të United reaguan përmes Twitter, duke shkruar: “Largojeni Fred nga fusha, ai nuk është askund afër nivelit të United”, “Fred dhe Harry. Zoti im”, “Zgjedhja e pasimit nga Maguire është gabimi me i madh”.
Oh Fred… ?
A terrible pass from the United midfielder sees Iheanacho swoop in and slot it past Henderson ?
Senior man is at it again! ?#EmiratesFACup pic.twitter.com/pzTtxyPKLD
— Football on BT Sport (@btsportfootball) March 21, 2021
Pas golit të dhuruar nga ana e Fred, Mason Greenwood barazoi rezultatin por ishin Youri Tielemans dhe Kelechi Iheanacho që fituan ndeshjen për Leicester me rezultatin 3-1, duke i kualifikuar për në gjysëmfinale të Kupës FA.
Kjo ishte humbja e parë e Manchester United si mysafirë pas 30 ndeshjeve.