Milani e fiton trillerin ndaj Fiorentinës, e vazhdon presionin ndaj Interit

Milani e ka mposhtur 3:2 Fiorentinën në një ndeshje triller të dielën, duke e vazhduar presionin ndaj rivalit dhe liderit të Serie A, Inter.

Në një ndeshje me shumë kthesa në stadiumin “Artemio Franchi” në Florencë, Zlatan Ibrahimovic e kaloi Milanin në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë, raporton GE.

Eric Pulgar e barazoi rezultatin për Fiorentinën në minutën e 17-të, kur shënoi supergol nga gjuajtja e lirë.

Frank Ribery e kaloi skuadrën vendase në epërsi për herë të parë në këtë ndeshje, duke shënuar nga afërsia në minutën e 54-të.

Por vetëm tre minuta më vonë, Brahim Diaz e barazoi rezultatin për Milanin duke e futur topin në rrjetë në shtyllën e dytë, pas një harkimi nga këndi.

Hakan Calhanoglu ia fitoi këtë ndeshje triller Milanit duke shënuar një çerek lojë para fundit.

Kjo fitore e skuadrës së Stefano Piolit vjen pas humbjes kundër Napolit në ndeshjen e kaluar dhe është e rëndësishme për aspiratat e kuqezinjve për titull.

Milani tani grumbullon 59 pikë pas 28 ndeshjeve, gjashtë më pak se lideri dhe rivali, Inter, dhe katër më shumë se Juventusi në vendin e tretë. Kuqezinjtë e kanë zhvilluar një ndeshje më shumë se rivalët e tyre, megjithatë.

Firoentina ndërkohë, ngel në pozitën e 14-të me 29 pikë, shtatë larg zonës së rënies nga Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *