Juventusi është mposhtur në shtëpi nga Benevento në kuadër të Serie A.
Ndeshja e javës së 28-të kampionale në Serie A ka përfunduar me rezultat minimal 0:1 për mysafirët.
Goli i vetëm i përballjes u shënua në minutën e 69-të me anë të Gaich që realizoi pas një gabimi në mbrojtjen e “Zonjës së Vjetër”.
Mesfushori me prejardhje shqiptare, Përparim Hetemaj ishte në fushë nga minuta e parë, por u zëvendësua në minutën 83.
Me këtë disfatë, Juventusi ndodhet në vendin e tretë me 55 pikë, dhjetë më pak se Interi që është lider.
Benevento ka bërë hap të madhe në luftë për mbijetesë me këtë fitore, pasi zë vendin e 16-të me 29 të tilla.