Ndeshja Atletiko Bilbao-Eibar, e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit spanjoll pati një episod të çuditshëm që bëri bujë në media.
Në minutën e 68-të teksa rezultati ishte 1-1, gjyqtarit ju desh të ndërpriste lojën për disa minuta pasi një dron ajror ra në fushë më një banderolë të vogël.
?? A drone just fell in San Mamés during the #AthleticEibar
‼️ According to @imarkinez, the orange banner that landed next to the drone carried a message against holding the @EURO2020 in Bilbao. ? pic.twitter.com/SrpfIriDca
— BeksFCB (@Joshua_Ubeku) March 20, 2021
Sipas mediave spanjolle në dron shkruhej një mesazh kundër stadiumit të Bilbaos, “San Mames”, pasi kombëtarja e Spanjës vitin e kaluar kishte kërkuar që të luante një ndeshje për Kampionatin Evropian, por qytetarët vendas kishin kundërshtuar pasi kanë një kulturë të fortë lokale dhe e cilësojnë veten si populli më i hershëm në Spanjë.
Gjyqtari e ndërpreu ndeshjen për disa minuta dhe largoi dronin nga fusha.