Gjatë ditës së djeshme trajneri i A&N, Megzon Visoka, bëri të ditur se do të bisedojë me kryesinë e klubit dhe se do ta ofrojë dorëheqjen e tij.
Mirëpo, sot vjen reagimi i kubit të cilët pas takimit me trajnerin nuk e kanë pranuar dorëheqjen e tij, shkruan Gazeta Olle.
Kryesia vlerëson punën e Visokës dhe dëshiron ta vazhdojë bashkëpunimin gjatë këtij kampionati por edhe në sezonin tjetër.
Deklarata e plotë:
Deklarate per media : Te nderuar tifoze te klubit tone dhe te gjithe ju futbolldashes. Pas paralajmerimit te mbremshem nga kryetrajneri Visoka per ofrimin e doreheqjes nga pozita e kryetrajnerit ju njoftojme qe sot pas takimit te mbajtur ne mes kryesise se klubit dhe kryetrajnerit Visoka, klubi nuk i ka pranuar doreheqjen e ofruar. Ne si klub vleresojme me note maksimale punen shume profesionale nga Megzon Visoka dhe si rrjedhoje kryetrajneri Visoka vazhdon punen me besimin e plote te presidentit dhe kryesise se klubit deri ne perfundim te ketij kampionati dhe gjithashtu edhe ne kampionatin 2021/2022. Njeherit duam te ju njoftojme qe klubi yne nga sot do te filloje te punoje fuqishem per stinorin e ardhshem ku objektivi kryesore do te jete inkuadrimi ne Superlige. #ForcaAN ⚪️?⚽️ #TeBashkuarDrejteSukseseve ?