FC Besa, e cila është në vendin e fundit në tabelë, ka arritur që të mposht skuadrën nga Drenasi.
Ardi Tahiri arriti që të përfitoi nga një pasim fantastik i Bekim Maliqi për të shënuar golin e parë në ndeshje në minutën e 15-të.
Më pas, Marko Simonovski i Feronikelit, barazoi rezultatin kur edhe shënoi një gol të bukur me kokë.
Në pjesën e parë u shënua edhe një gol tjetër, kur në minutën e 39-të A.Tahiri arriti që të konkretizoi penalltinë për ta rikthyer epërsinë e vendasve, 2-1.
Me këtë fitore, Besa tani ka 10 pikë, derisa Feronikeli mbetet në kuotën e 31 pikëve dhe mund të humbasë pozitën e 6-të në tabelë.