Të gjithë lojtarët që udhëtojnë jashtë Francës duhet të karantinohen, thotë ligji në fuqi në Francë kundër COVID-19.
Mirëpo, një përjashtim ka pasur për kombëtaren e Francës, e cila do të udhëtojë jashtë vendit për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022.
Në një shkrim në llogarinë e tij zyrtare në twitter, Depay i ka thënë Macronit: “Qeveria Franceze, a mund të bashkohem me ekipin kombëtar të Holandës të hënën? Kjo do të ishte e drejtë pasi që të gjithë bëni një përjashtim për ekipin kombëtar të Francës që udhëton jashtë Evropës për të luajtur lojëra gjithashtu !!!”.
Dëshira e ‘etur’ e Depay për të luajtur me kombëtaren e Holandës është shfaqur gjithmonë.
Është e qartë, sulmuesi i Lyon nuk është i kënaqur me rregulloret në fuqi pasi duket pak e padrejtë për lojtarët e tjerë.
French government can I please join the national team @OnsOranje on Monday. That would be fair since y’all make an exception for the France national team that travels outside of Europe to play games as well!!! @EmmanuelMacron @UEFAcom_fr @OL
— Memphis Depay (@Memphis) March 19, 2021