Kam dhënë shumë për Shqipërinë, Prisja ftesë nga Kombëtarja

Armando Sadiku, një ndër lojtarët që ka shkruar histori me Kombëtaren shqiptare në futboll ende nuk është ftuar nga “kuqezinjtë” për ndeshjet e muajit mars.

Sadiku që po luan në Bolivi dhe është në rrugë drejt grupeve të Kupës Libertadores ka thënë se ai ende nuk ka marrë ende ftesë nga përzgjedhësi, Edi Reja.

“Nuk e di. Deri tani nuk e kam marrë ftesën”, ka thënë Sadiku për “PanoramaSport”.

Sulmuesi shqiptar është pyetur se a e priste ftesën nga Kombëtarja edhe pas kalimit në Bolivi, Sadiku u përgjigj: “Normalisht që po. Kam dhënë shumë për Kombëtaren dhe dua që të vazhdoj të jap deri në fund të karrierës sime, sepse përtej së gjithash, është një ndjenjë e veçantë. Unë mund të them se do të jem gjithmonë i gatshëm sa herë që trajneri do të më thërrasë në ekipin kombëtar”.

Kujtojmë se Armando Sadiku kishte shënuar golin e parë historik të Shqipërisë në Evropianin 2016, kundër Rumanisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *