Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp e ka pranuar që është i kënaqur që nuk do të përballet me Chelsean dhe Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve, por thotë që përballja e skuadrës së tij me Real Madridin në çerekfinale do të jetë e vështirë.
“Kjo është emocionuese. Sigurisht që do jetë përballje e vështirë. Por jam i kënaqur me këtë short, sepse kur i shikon skuadrat e tjera vetëm mendon, ‘Zoti im’ sepse janë të gjitha të forta, të gjitha kanë arritur të kualifikohen”, tha Klopp.
“Para dy vitesh ne luajtëm në finale me Realin, dhe ishte një natë e vështirë për ne, kështu që të kesh shansin që të luash përsëri kundër tyre është gjë e mirë”, shtoi gjermani.
Klopp u pyet edhe rreth përballjeve angleze në Ligën e Kampionëve, ku tregoi që nuk e dëshironte në short as Chelsean e as Manchester Cityn, përcjell KosovaPress.
“Mendoj që të gjithë jemi njëjtë. Për shembull Bayern nuk do të luaj kundër Dortmund, sepse janë nga i njëjti shtet, dhe për ne, mundësia ishte tek City dhe Chelsea. Nëse mundemi që ti anashkalojmë sa më shumë, do ishte gjë e mirë, sepse është e qartë, janë kundërshtarë tejet të fortë”, u përgjigj Klopp.
Liverpool do ketë rastin që të hakmerret për finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2017/18, ku e humbi nga Real Madridi me rezultat 3:1, ku tani “Të Kuqtë” do të përballen në kuadër të çerekfinales me “Galaktikët”