Liverpool ka hyrë në një seri negative të rezultateve.
Skuadra që deri në këtë fazë të sezonit po magjepste me rezultatet e arritur në Premierligë dhe garat tjera, ka filluar të ndjej lodhjen.
‘The Reds’ janë eliminuar nga FA Cup nga skuadra e Chelsea, duke u mundur 2:0.
Kjo humbje, ishte e treta për Liverpoolin në 15 ditët e fundit. Skuadra e Jurgen Klopp janë mposhtur në Ligën e Kampionëve nga Atletico Madrid, ndërsa në Premierligë nga Watford.
Ndeshja e radhës e Liverpoolit është më 7 mars, ku në ‘Anfield Road’ pret Bournemouthin.