VIDEO-Pritja spektakolare e portierit të Dinamo Zagrebit që ia siguroi kualifikimin në çerekfinale skuadrës së tij

Dinamo Zagrebi kaloi në çerekfinale të Ligës së Evropës mbrëmë pas fitores 3:0 ndaj Tottenhamit në ndeshjen e kthimit të fazës 1/8.

Pas 90 minutave lojë, rezultati ishte 2:0 për kroatët, njejtë sikur fitorja e Tottenhamit në Londër para një jave, shkruan Demokracia.com.

Heroi i Dinamo Zagrebit ishte Mislav Orsiq i cili shënoi tre golat e fitores.

Edhe portieri i kroatëve, Livakoviq bëri një paraqitje mbresëlënëse.

Në një moment, ai ndali Harry Kanen në një rast të jashtëzakonshëm për shënim.

Shikojeni këtë pritje spektakolare të portierit kroat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *