Klubi i Ferizajt vazhdon të mbetet në krizë të madhe financiare, sidomos në dy vitet e fundit.
Dikur garues në Superligën e Kosovës, tani pjesë e Ligës së Parë, Ferizaj është në bojkot shkaku i pagave të papaguara.
Pak ditë më parë klubi njoftoi se janë afër të largohen nga garat për shkak të borxheve të shumta.
Megjithatë klubi ferizajas sot gjatë ditës ka marrë një ndihmë nga këngëtari i njohur dhe humanisti, Labinot Tahiri.
“Sa për lehtësimin e lojërave në vazhdimësi, i japim këto mjete 3000€ bujarisht e shpirtnisht, për të ngjallur jo vetëm Ferizajn, por të gjitha klubet e sportit në vendin tonë me qëllim që të triumfojë sporti në arenën ndërkombëtare pa pengesa politike, sidomos të rinjtë e këtij atdheu të sjellin medalje për vendin dhe ta bëjnë jetën si Messi në Argjentinë, e Ronaldo në Portugali”, shkruhet në njoftimin e Tahirit.
Kujtojmë se Ferizaj gjendet në pozitën e shtatë në Ligën e Parë, Grupi B – me 23 pikë të grumbulluara.