Gjatë ditës së premte (sot) do të hedhet shorti për ndeshjet çerekfinale në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Hedhja e shortit për Ligën e Kampionëve do të bëhet nga ora 12:00, ndërsa për Ligën e Evropës çiftet çerekfinaliste do të mësohen nga ora 13:00.
Skuadrat çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve janë: Bayern Munich, Real Madrid, Liverpool, Porto, Paris Saint-Germain, Chelsea, Dortmund dhe Manchester City.
Në Ligën e Evropës kualifikimin në çerekfinale e arritën: Arsenal, Roma, Manchester United, Dinamo Zagreb, Granada, Slavia Praga, Ajaxi dhe Villareali.