Është duke u zhvilluar takimi i dytë i Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Lazio.
Bayern Munich ka epërsinë e thellë (4-1) nga loja e parë dhe sonte synon të sigurojë një vend në çerekfinale.
Robert Lewandowski ka kaluar Bayernin në epërsi me anë të një penalltie në minutën e 33-të. Ishte pikërisht Vedat Muriqi ai i cili e shkaktoi penalltinë, duke mbajtur në zonën e rrezikshme Leon Goretzka.
Bayern Munich ka dyfishuar epërsinë përmes Choupo Moting në minutën e 71-të të takimit.
Choupo-Moting Goal for Bayern ? 2-0 on the night, 6-1 on aggregate #UCL #BayernLazio #BayernMunich pic.twitter.com/boTAqG8vO5
— The_Mighty_Raiders (@RaidersMighty) March 17, 2021