Skuadra nga Liga e Katërt vazhdon mrekullinë, prek gjysmëfinalen në Kupën e Gjermanisë


Skuadra nga Liga e Katërt e Gjermanisë, Saarabrucken, vazhdon të mahnisë në DFB Pokal, duke arritur deri në gjysmëfinale.

Saarbrucken këtë sukses historik e arriti pas fitores kundër Fortuna Dusseldorf, në një sfidë tejet dramatike, ku gjysmëfinalisti u përcaktua vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Tobias Janicke kaloi vendasit në epërsi 1:0 në minutën e 31’, para se për Fortunan të barazonte për 1:1 Mathias Jorgensen, nga penalltia.

Vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim në rezultat, me fituesin që duhej të përcaktohej vetëm në penallti, aty ku skuadra nga Liga e Katërt u tregua më e saktë.

Kujtojmë se për Fortunan në këtë ndeshje nuk u paraqit Valon Berisha, i lënë në bankinë.

Në gjysmëfinale, Saarbrucken mund të përballet edhe me Bayern Munich.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *