“Nuk po ma pasojnë topin” Aguero largohet nga fusha pothuajse i përlotur

Sergio Aguero është dëgjuar duke u ankuar se bashkëlojtarët e tij nuk ia pasuan topin në fitoren e Manchester City kundër Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve të martën.

City e mundi 2:0 klubin gjerman në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales dhe kaloi në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4:0 pas dy ndeshjeve, transmeton GE.

Derisa gjithçka po shkon në mënyrë të përsosur për të kaltrit e Mançesterit, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për sulmuesin argjentinas Aguero.

Aguero është legjendë në Etihad por është duke kaluar nëpër një sezon shumë të vështirë, pasi i ka bërë vetëm 14 paraqitje deri tani në të gjitha garat, si pasojë e lëndimeve të shpeshta dhe infektimit me koronavirus.

Mllefi i tij ishte i dukshëm për të gjithë të martën mbrëma.

Aguero u fut në lojë nga stoli në minutën e 75-të, në vend të Bernardo Silvas, kur dueli ishte fituar tashmë.

Gjithsesi, ai nuk pati paraqitje të mirë dhe dështoi të gjuajë në portë për aq sa luajti. Ai madje ishte afër të shpërthente në lot duke u larguar nga fusha pas përfundimit të ndeshjes.

Sipas ESPN, ai u ankua se bashkëlojtarët nuk ia pasuan topin dhe u dëgjua duke thënë: “No me pasan la pelota”, që në shqip nënkupton “Ata nuk ma pasojnë topin mua”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *