Pas fitores me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e parë, Real Madridit e ka edhe një test tjetër kundër Atalantës në ndeshjen kthyese e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.
Trajner i “Los Blancos” futet në këtë lojë me pesë mungesa shumë të rëndësishme dhe që të gjithë për shkak të lëndimeve.
Në skuadrën e tij sonte nuk janë të përfshirë lojtarë si Dani Carvajal, Casemiro, Eden Hazard, Mariano dhe Odriozola, ndërsa nga ana tjëtër tek Atalanta mungojnë Freuler, Hateboer, Kovalenko dhe Sutalo.
Këto janë formacionet zyrtare:
Real Madrid:Courtois, Ramos, Varane, Nacho, Kroos, Benzema, Modric, Valverde, Lucas, Viniciuz, Mendy
Atalanta: Sportiello; Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, De Roon, Pessina, Gosens; Pasalic; Malinovskyi, Muriel