Futbollisti i Real Madridit, Eden Hazard, nuk është paraqitur në stërvitje shkaku i lëndimit.
Eden Hazard nuk po mund të gjejë formën assesi që nga ardhja në Real Madrid, shkruan lajmi.net.
Belgu ka pësuar një lëndim tjetër muskulor, në ndeshjen kthyese që bërë pas lëndimit që kishte më herët. 30 vjeçari ka regjistuar 646 minuta dhe ka shënuar tre gola këtë sezon.
Edhe trajneri i Real Madridit, Zindedine Zidane, duke folur për mediat e ka konfirmuar lëndimin e Hazardit.
“Diçka po ndodh, nuk mund të shpjegohet”, tha Zidane.
Ende nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e lëndimit, por një gjë është e sigurt, Hazard nuk do paraqitet ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve.
?PARTE MÉDICO HAZARD?
?Sufre una LESIÓN MUSCULAR en el PSOAS derecho.
?#JUGONES a las 15:10? pic.twitter.com/LelSMHuwgV
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) March 15, 2021