Ndërhyrja e Bakayokos ndaj Theo Hernandez vazhdon të jetë e kontestueshme – a ishte penallti për Milanin?

Milani pësoi humbje 1-0 në shtëpi ndaj Napolit në sfidën që u zhvillua në kuadër të javës s 27-të në Serie A.

Rossonerët bënë një tjetër hap fals në luftë për titull, derisa takimi u komentua edhe më pas.

Derisa po zhvillohej takimi, kishte një përplasje mes Theo Hernandez dhe Tiemoue Bakayokos.

Anëtari i Chelseat që është në huazim te Napoli, bëri një ndërhyrje ndaj mbrojtësit francez brenda zonës së rreptësisë.

Por, gjyqtari nuk dha sinjale se ishte ndërhyrje e palejuar dhe loja vazhdoi, derisa ende ka kontestime për atë vendim.

Lojtarët e Milanit kanë reaguar edhe pas ndeshjes, se referimi ishte i padrejtë dhe gjyqtari do të duhej të mbështetej te VAR-i, nëse do të kishte dilema. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *